Në kuadër të Procesit të Berlinit, zhvillohet në Tiranë, ministeriali euro-ballkanik i Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni, me pjesëmarrjen e mbi 20 delegacioneve të nivelit të lartë.
“Sot Shqipëria, e ngritur në një nivel të ri, e vlerësuar së fundmi për progresin ekonomik dhe reformat nga agjencia prestigjoze ndërkombëtare S&P, është kthyer në një platformë diskutimi e bashkëpunimi mes shumë shtetesh, të cilat do të jenë të pranishme në Tiranë edhe me liderët, të cilët do ta përmbyllin këtë organizim të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, më 16 tetor”, shprehet Rama.