Një terrorist në Veriun e Kosovës tifoz i Crvena Zvezdës ka mbetur i vdekur gjatë aksionit terrorist që një grup serb i organizuar e ka kryer në Kosovë, gjatë ditës të dielës.
Mediumi boshnjak,’Klix.ba‘ ka raportuar se Stefan Nedeljkovic, ka mbetur i vrarë gjatë këtij aksioni, me forcat e Policisë së Kosovës që dyshohet se e kanë ekzekutuar terroristin në fjalë, transmeton GazetaBlic Sport.
Bashkëshortja e Stefan Nedeljkoviqit, tifozit terrorist i ka dhënë lamtumirën atij me një postim në Instagram:
“Pres ende që dikush te me zgjojë nga ky makth. Nuk do të jem patetike e di që nuk të pelqen. Shpresoja deri në momentin e fundit qe t’i do dilje nga ai pyll i magjepsur si fitues.
Sepse ti je superheroi ynë përgjithmonë me një buzeqeshje që ua ndrit ditën të gjithëve. Ishe njeriu më trim që njoha. Ti do të jesh gjithmonë babai më i mirë në botë dhe do të jetosh përmes tyre në çdo sekondë, çdo minutë dhe orë. Engjëjt të ruajnë mbi ty, dhe ti të ruajë 3 mrekullitë tona dhe mua nga lart, dhe na jep vetëm një fraksion të forcës që zotëronit… Ne ju duam dhe do të jetoni për aq kohë sa të rrahë zemra jonë”, shkruhet në postim.