Ilir Kulla ish këshilltari i Ilir Metës në Presidencë tha në emisionin Now në Euronews Albania se nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojiçiç është peshë e rëndë për qeverinë në Serbi dhe vdekja e tij do të çonte popullin në këmbë.
Sipas tij, nëse Radojiçiç flet bie sistemi politik i Serbisë pasi ai di më shumë se ç’duhet.
“Që Radojiçiç është i plagosur është fakt, por Radojiçiç tani është bërë peshë e rëndë, fillon paranoja. Çështja është se nëse ai flet, bie sistemi politik i Serbisë, di më shumë se ç’duhet.
Është kthyer në një peshë të madhe për qeverinë e Serbisë. Nëse vdes, çohet populli në këmbë”, tha Kulla.