Gjatë vizitës në Itali kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dy takime me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni. Njëri prej takime ka qenë “kokë më kokë”, mes dy homologëve kurse tjetri u pasua nga një takim i përbashkët mes dy delegacioneve respektive.
Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve në fushën ekonomike, ishte një nga temat e diskutuara gjerësisht në takim, ku Italia si partnere strategjike e Shqipërisë, ka një rol tejet të rëndësishëm në këtë drejtim edhe përmes prezencës gjithnjë në rritje të sipërmarrjeve italiane në vendin tone.
Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e investimit që ofron Shqipëria në shumë sektorë potenciale, si energjia, infrastruktura, bujqësia, e veçanërisht turizmi, i cili këtë vit shënoi një rekord të vërtetë rritjeje, duke u kthyer në një nga fushat më atraktive për investime.