E shumëpërfolura apo e forta siç njihet në publik e Vetëvendosjes, Dejona Mihajli, e për të cilën ish-funksionar të VV-së kanë deklaruar se e kontrollon grupin parlamentar të partisë më të madhe në vend, është një minoritar me kombësi greke nga ana e babait.
Kjo funksionare e partisë VV është vajza e një nënshtetasi shqiptar me kombësi greke, tregojnë të dhënat nga regjistri i gjendjes civile në Tiranë.
Të dhënat e Regjistrit të Gjendjes Civile në Shqipëri, tregojnë se Aleksandër Mihali, babai i Dejona Mihalit, është i deklaruar me kombësi greke pranë autoriteteve shqiptare.
Sot biba Mihalis në prehrin e Albinit ka marrë përsi[ër edhe rolin e këshilltares diplomatike të Ramës nga që grekëve u qan zemra për Kosovën;
Ja çfarë shkruan patriotja e Belerit:
Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës. Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri. E as nuk do ta bëjë.
Këtë e di dhe çdo fëmijë i vogël. Këtë e kërkon vetëm Serbia. Qeveria e Kosovës ka kërkuar vitin e fundit kryesisht shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën”.
Rama ka thënë në konferencën e sotme për mediat se KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës, propozim të cilin tha se e ka bërë më parë në samitin e NATO-s. Ai vuri në dukje se e ka paralajmëruar përshkallëzimin e ngjarjeve dhe theksoi se nuk duhet pritur më për të vepruar.
Mirëpo trimat dhe trimëreshat e vetvendosjes që hanin qofte dhe sultiaç kur UCK dhe djemtë e saj luftonin sot luftojnë me llapje FB sepse largimii i policisë së Kosovës nga Veriu është kërkuar prej kohësh nga SHBA dhe BE, për të mos u agravuar situata, e natyrisht kjo grkofonia e Albinit këtë gjë kërkon heshtjen e Shqipërisë. /Ekskluzive.al