Gazetari Armir Shkurti i afërt me Berishën një kohë të gjatë, ka postuar një foto nga intervista e djeshme e Berishës tek televizioni i shtëpisë së vet me Adi Krastën, duke i kujtuar se punonjësit e televizionit djalit të tij nuk kanë marrë ende rrogat.
“Doktor! Nuk e di nëse drejtuesi i emisionit e ka pas marrë rrogën, por mbrëmë, krejt stafi që ka punu për ty, e ka bo veresie!”, shkruan ai.
Por më shumë se sa tek rroga duket se postimi është një ironi për Krastën, i cili ngjante si i mirëpaguar gjatë intervistës.