Gjashtë ditë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, trupat e pajetë të agresorëve serb të cilët qëlluan drejt Policisë së Kosovës, duke i marrë jetën një efektivi i janë dorëzuar familjarëve të tyre.
Ndonëse të vrarët janë katër, kishte vetëm 3 fotografi në “ditën e zisë” që organizoi në Mitrovicë, Lista Serbe, për terroristët e vrarë nga Policia e Kosovës.
I vrari i katërt që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti terrorist, është Bojan Mijailoviç, truproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin.
Arsyeja pse fotografia dhe trupi i tij nuk ishte pjesë e ‘zisë’ është se donin të mbanin të fshehur identitetin e personit të katërt, i cili ka shoqëruar Vulin edhe në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.