Edi Rama nuk duhet të ndërhyjë në punët e Kosovës dhe e ka treguar qasjen ndaj Serbisë, por ama Sali Berisha nuk duhet ta bëjë kurrësesi.
Berisha ka reaguar edhe sot mbi atë që po ndodh në Kosovë, por të paktën të ketë aq turp sa të heshtë më e pakta. Njeriu që theu embargon me Millosheviçin, kurrsesi nuk duhet të flasë sot, në këtë moment kaq delikat. Mund të harrojnë disa individë për interesa të caktuara, por as Kosova e as Shqipëria nuk harron.
Kështu që nëse Rama duhet të heshtë një herë, Berisha duhet ta bëjë dy herë.
Berisha ka sulmuar sot Ramën për kërkesën e këtij të fundit për ndërhyrjen e KFOR-it në Veri dhe mbajtjen e Konferencës Ndërkombëtare. Ai thotë se në vend të mbështetjes së kërkesës për hetim ndërkombëtar të aktit terrorist të 24 Shtatorit, Rama vazhdon ndërhyrjen në punët e brendshme të Kosovës dhe përsërit kërkesën e padronit të tij dhe Sergej për Konferencë Ndërkombëtare për Kosovën, me qëllimin e vetëm, futjen e Rusisë në tryezën e bisedimeve, me rezultat përfundimtar ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë.
Ish-kryeministri e cilëson Vuçiçin një Millosheviç i ri dhe një Putin i vogël në rajonin tonë. Ndoshta prandaj dhe e njihni kaq mirë ju zoti Berisha, se është identik si ai ‘miku juaj i largqoftit’.