Aktori i njohur Astrit Cerma me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar amanetin e Gulielm Radojës, i cili ka kërkuar të përcillet për në banesën e fundit pa ceremoni.
Cerma teksa zbulon amanetin e Radojës thotë se kjo “dëshirë” është për të dënuar institucionet, të cilët nuk i kanë vlerësuar kur ishin gjallë.
Ai shprehet se kërkohet më tepër vlerësim dhe përkushtim për artistët kur ata janë gjallë dhe jo në momentin kur ndërrojnë jetë. Aktori shton se kur kërkon vlerësim nuk ka të bëjë me tituj dhe grada, por për një respekt të thjeshtë dhe njerëzor.
Kujtojmë që tre ditë më parë për shkak të Covid-19, ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur Gulieelm Radoja.
Postimi i plotë i Cermës:
U përcoll Bujar Lako, Fatos Sela, Roland Trebicka, e të tjerë, e të tjerë, u përcoll edhe sotë Guljem Radoja, si të tjerët, me amanetin e tyre të “çuditëshëm”:
“Nuk duam “ceremonira”. Duam të dalin për rrugën e fundit nga shtëpia e jonë”.
E, ç’gjë të “çuditëshme”, do të pyes dikush, ka këtu?..
Jo. Asgjë. Natyrisht asgjë.
Të përcillet nga strehëza që ndërtoi për të dashurit e tij, dhe ku jetoi bashkë me ta..Çtë ketë?!…
Por…Amaneti përcakton dëshirën e të ndjerit, por, në këtë rast, fatkeqsisht edhe përjashton institucionin ku i ndjeri, jetoi me mish e me shpirt, dhe, ku krijoi me mish e me shpirt, me gjeinialitetin e tij, ato mrekulli, që i ka lënë trashëgim, jo vetëm pasardhësve t; tij, por të gjithë artëdashësve.
Përse ky “dënim” për institucionin?!..Dhe në disa raste, jo vetëm dënim por edhe sfidë?!.
Çdo njeri, sidomos artëdashës, ka të drejtë të mendoi si të dojë, por unë, i stërlodhur nga “stërhollimet” kam nxjerr vetëm një konkluzion dhe vetëm një:
Drejtuesit e “rinj” të institucionit dhe institucioneve, te emëruar, (shumë shpesh të rekomanduar), nuk jan të prirur të vlersojnë me dashuri e mirnjohje këtë plejadë të ndritur të “asaj kohe”, jo vetëm sepse shpesh, shumë shpesh, janë të pa aftë dhe ziliqar, por, edhe politizuar sipas përkatësisë të emëruesit dhe të dikasterit të tyre, që i “vlersoi” me poste…
Nuk është fjala thjeshtë, vetëm se, sa tituj e stërtituj, pensione e mbi pensione, ndere e nderime, doroviten si tia doj ” midea” tek menuja e tyre “pronarëve” të magazinave ku magazinojnë medalje, dupje e grada, por, për respektin e thjeshtë, tepër njerëzor, që në dallim me publikun e gjërë, institucioni, dhe krerët e tij, nuk kanë as kulturën minimale ndaj krijuesit..
A.Çerma