Chelsea 2-0 Fulham
Armando Broja e nis titullar me Chelsean. Ky është lajmi i mbrëmjes teksa londinezët do të përballen me Fulham duke nisur nga ora 21:00. Sulmuesi shqiptar do të jetë nga minuta e parë në fushën e lojës duke lënë përfundimisht pas dëmtimin e rëndë që pësoi 8 muaj më parë.
22-vjeçari do të ketë mundësinë e artë të tregojë vlerat e tij, por mbi të gjitha duhet të bëjë kujdes për të mos pësuar një tjetër dëmtim. Shpresojmë që gjithçka të shkojë siç duhet për talentin shqiptar.
Formacionet Zyrtare:
Fulham (4-3-3): Leno; Castagne, Diop, Ream, Robinson; Reed, Palhinha, Pereira; Wilson, Jimenez, Willian. Trajner: Marco Silva
Chelsea (4-2-3-1): Sanchez; Disasi, Silva, Colwill, Cucurella; Caicedo, Gallagher; Palmer, Enzo, Mudryk; BROJA. Trajner: Mauricio Pochettino
Rastet e ndeshjes:
65′ Nën kujdesin e mjekëve dhe me duartrokitjet e publikut, Armando Broja largohet i dëmtuar nga fusha e lojës.
18′ GOOOOOL, Armando BROJAAAAA tund rrjetën dhe shpërthen festën blu dhe atë…kuqezi.
18′ Zhbllokohet rezultati, Mudryk kalon në avantazh Chelsean pas asistit të Colwill.
2′ E pabesueshme ç’humbet Broja, driblon portierin por gabon pak metra larg portës.
1′ Fillon ndeshja, e gjithë vëmendja te Armando Broja.