Seanca sot filloi e mbaroi.
Kryezëvendës Lideri Muli pas humbjes se Kukësit ngjante me Kostandinin e rikthyer nga tjetër botë për të mbajtur besën e dhënë demokrateve.
Mbi supe mbante pluhurin e betejave, ne aurë tisin e natës nga udhëtim i lodhshëm honeve. Mondi me Tritanin e shihnin pa gjetur mënyrën sesi të hapnin bisedë. Mideja u kërkonte ngushëllim.
Më në fund Oerdi theu akullin e foli me fjalët e Krishtit “nemo propheta acceptus est in patria sua”, nuk mund te jesh profet në vendin tënd. Muli vetëm tundi kokën disi më i lehtësuar nga kjo parabolë mikluese po llaf nuk nxori. Kraherori i gurgullonte hakmarrje.
Albana po kaq ishte e merakosur. Sapo kishte filluar të shijonte famën me librin e zi të zgjedhjeve një punë e re dhe e mundimshme i kishte trokitur në derë.
Nuk dinte ende në duhej të gëzohej apo pikëllohej. Doktori i kishte kërkuar të shkruante aneksin, një kapitull të ri per Kukësin.
Ky besim e mbushte me krenari ndërsa humbja me dhimbje. Kryezevendes Liderin po e shikonte ndryshe, jo si më parë me admirimin e pa kusht, tani e kishte personazh në subjektin e saj si të mundur.
Shpirti ja lypte ta ngarkonte pak me faj por porosia ishte e qarte , tentakulat e krimit nuk munden me fisnikeri por me revolucion. Nga humorist i fundit që të bënë të derdhësh lot, deputeti i qylit Agron Gjekmarkaj