Po e filloj rrëfimin tim me një trishtim të madh në shpirt.
Jam një vajzë 22 vjeçe nga Lezha dhe jam lezbike. E shkruaj këtë rrëfim jo për t’i treguar botës që jamë lezbike, por për t’u treguar të gjitha femrave që kanë të njëjtën prirje si unë, dhe që nuk janë të vetmuara. Them për t’u treguar që nuk janë të vetmuara sepse e di qe sa vështirë është të jetosh në një vend kaq të prapambetur në mentalitet dhe të jesh lezbike.. Njerëzit që ndjenjë si unë nuk janë aspak pranuar në këtë shtet. Popullata nuk është aspak e informuar dhe nuk mund ta kuptojë askush se dhe ne jemi njerëz si të gjithë, por ndryshojmë vetëm në atë aspekt se ndjejmë ndryshe nga ato.
Pikësëpari m’u desh shumë kohë që ta pranoja se un jam dhe ndjej ndryshe nga të tjerët, se jam femër dhe më pëlqejnë femrat. Brenda meje për shumë kohë po zhvillohej një luftë e ashpër mes unit tim dhe vetes sime (shpirtit tim). Përpiqesha të jem diçka që sjam. Duke parë që të tjerët s’mund të më kuptojnë unë u tërhoqa në vete, u bëra një person tepër i heshtur, flisja me të tjerët vetëm kur më pyesnin diçka. Bota më dukej e keqe, rash në një depresion të thellë. Për rreth dy vite un jetoja vetëm me veten time. Kur më jepej ndonjëherë rasti që te bisedoja me dikë ndonjëherë e hapja temën e homoseksualitetit dhe sa e dëgjonin të tjerët këtë fjalë komentet e të tjerëve ishin të tipit: “Ata njerëz s’jan mirë me mendjen ” ose “Pse mi përmend pederastët”. Unë vetëm tërhiqesha dhe nuk vazhdoja sepse ato as nuk donin ta dëgjon fjalën “homoseksualitet” dhe aq më pak “lezbike”.
U mundova ta ndryshoj veten. Por a mund ta ndryshosh at që je? Erdhi një çast kur jeta me dukej më e pavlerë dhe nuk doja të jetoja më.
Gjithmonë jam përpjekur të isha e qëndrueshme, por ia dola, qëndrova e forte dhe mblodha veten. Më në fund erdhi dita që thashë : ” Jeta është një dhe nuk kemi jetë tjetër.” Vendosa ta rikthej veten time në jetë. Ishte periudha kur duhej të filloja studimet. Iu qasa mësimit dhe librave, sidomos filozofisë së jetesës dhe vendosa të vazhdoj jetën në mënyrën time.
Kalova edhe 4 Vite e heshtur me veten time dhe një botë që ia krijova un vetes sime. Pas katër viteve të tjera vendosa që kjo gjë nuk duhej të shkonte më siç kishte shkuar deri më tani. Vendosa që t’a pranoja me këdo që jam kjo që jam, jam lezbike dhe nuk jam e vetmja, jam e sigurt që ka dhe shumë të tjera në qytetin tim, por dhe ato janë të frikësuar si unë nga mentaliteti I të tjerëve dhe I qytetit tonë.
Pse të mburrem kot, dhe unë ndjeja frikë t’ja pranoja familjes dhe të miqve të mi sepse mendoja se një pjesë të mire të tyre do t’a humbisja. Por sot nuk jam më e vetmuar .
Në pak kohë kërkoja për njerëz me prirje sit ë miat.
Porn ë këtë shtet që jetojmë është e vështir që të mbijetosh, ta pranosh publikisht që je Lezbike ose Gej do të thotë të jesh një njeri i nënvlerësuar dhe i përbuzur nga të gjithë. Ndoshta rruga e vetme që kam është të shpërngulem jashtë shtetit..
Por ajo nuk është aspak zgjedhje. Kam frikë të jetoj dhe të bëj jetën time siç unë dua
E të luftosh për të drejtat e LGBT do të thotë të luftosh për të drejtat tona deri në vdekje, sepse njerëzit e ligjit janë ato që s’duan ta pranojnë që dhe ne jemi njerëz si gjithë të tjerët.