Gazetarja me origjinë turke Uzay Bulut kishte botuar një shkrim tek portali i sigurimit të Greqisë «Greeekcytitimes.com» në gjuhën angleze dhe ngre pretendime të pavërteta se minoriteti grek në Shqipëri ka dhjetëra vite që po përndiqet, vritet e grabitet.
Shkrimi i saj skandaloz nis me avokatinë ndaj Fredi Belerit, dhe kalon më pas duke përmendur disa raste të pavërteta të “përndjekjes dhe persekutimit të grekëve në Shqipëri”.
Gazetarja Uzay Bulut thotë se grekët në Shqipëri janë përndjekur që nga koha e Enver Hoxhës, i cili u digjte shtëpitë, u merrte tokat dhe i dëbonte në Greqi. Megjithatë faktet janë krejtësisht ndryshe, të shumtë janë ata që dëshmojnë se minoriteti grek gjatë diktaturës ka qenë ndër më të “privilegjuarit” në vend. Por kush është gazetarja e “famshme turke”!?
Bulut është një “gazetare” turkofobe që shkruan artikuj ‘të pabesueshëm’ kryesisht e çuditërisht në media të huaja (jo-turke), në mesin e të cilave bën pjesë edhe portali «greekcitytimes».
Një detaj që e bën edhe më të neveritshme pseudo-gazetaren është se ajo i gjen vetes një burim të ardhurash me motivacionin “..shiko se çfarë thonë turqit për…”, sidomos në shkrimet që ajo shkruan në veçanti për gazetat/portalet e vendeve me të cilat Turqia ‘nuk i ka edhe aq mirë punët’. Më shumë të lë përshtypjen e një karakteri të shitur që tradhton atdheun e vet për të përfituar nga fondet e huaja.
Me punën dezinformuese që bën ajo nuk është gazetare, por është një atentatore politike. Ajo shkruan për të gjitha mediat antiturke jashtë Turqisë, madje edhe ato që kanë lidhje me FETO-n. Është nga të parat gazetare që komenton poshtë një artikulli të shpërndarë në internet nga një racist grek (P.sh. nga një kontroll i shpejtë që bëra në internet disa nga temat që janë trajtuar nga grekët dhe kjo gazetare ka komentuar janë: “Ataturku dhe ushtria e tij bënë gjenocid ndaj grekëve”, “Pushtimi turk në Qipro”, “Krimet e kryera nga Turqia”, etj. Të gjitha këto komente e analiza të saj të mbështetura në një urrejtje të pakuptimtë dhe jo në fakte shkencore historike. Artikujt duken krejtësisht të njëanshëm, sikur të jenë shkruar nga një grek racist që është anëtar i «Agimit të Artë» dhe një simpatizant i nazizmit.
Ajo që më ra në sy është se në shkrimet e saj Uzay Bulut në përgjithësi është kundër turqve e Turqisë dhe ndaj aleatëve strategjikë të kësaj siç është Shqipëria dhe shqiptarët.
Këtë qëndrim të saj e shikon edhe në artikujt e saj në versionin në anglisht të gazetës egjiptiane “Al-Ahram”. Ka shkruar gjithashtu artikuj pa asnjë argument dhe studim të mirëfilltë historik që mbështesin diskurset e pabaza, të paprovuara dhe madje të palogjikshme të Armenisë.
Me qëndrimin armiqësor kundër Turqisë dhe turqve ajo ka arritur të gjejë vend në gazetat dhe institutet e huaja. Ajo është shumë e njohur në llogaritë e armenëve të Kalifornisë (ShBA) në Twitter (X). Ka një numër të madh ndjekësish simpatizantë nga Greqia dhe Qiproja greke nga i vijnë edhe të ardhura të majme për broçkullat që shkruan.
Nga kërkimet e shpejta në internet mëson se Uzay Bulut është antiturke, që mbron greket, armenet, kurdët. Është dezinformatore siç duket edhe nga shkrimi për Belerin, ku nuk e ka idenë ku bie Shqipëria me disa të dhëna të ofruara nga grekët, pasi duket se shkrimi i saj nuk ka koherencë, pa burime serioze historike.
Pra në fillim lexuesi duket se ka të bëjë me një gazetare anarkiste, kinse mbrojtëse e të drejtave të njeriut, por është një atentatore politike, histerike dhe në përfundim duhet thënë që lexuesi të mos e barazojë shkrimin e saj me qëndrimin e Turqisë dhe të turqve ndaj shqiptarëve. (Arben Llalla)