Një aksident mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Mestre, një provincë e Venezia në Itali. Një autobus me njerëz të shumtë në bord doli nga rruga dhe ra mbi shinat e një hekurudhe aty pranë.
Deri tani TG Com flasin për 20 të vdekur dhe 40 të plagosur. 2 prej viktimave janë fëmijë. Për momentin nuk dihen shumë nga rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një autobus turistik apo publik.
Shumë ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vazhdojnë të mbërrijnë. Linja hekurudhore mes Mestres dhe Venecias u bllokua për shkak të aksidentit.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA , autobusi i aksidentuar, i cili përdorte gaz metan, ka marrë flakë menjëherë pas përplasjes. Zjarrfikësit janë ende duke u përpjekur për të shuar zjarrin.