E gjithë Evropa rrezikon të zhytet në kaos. Qeveria polake ka vendosur të rivendosë përkohësisht kontrollet kufitare me Sllovakinë, në marrëveshje me Republikën Çeke. Ministri i Brendshëm i Varshavës Mariusz Kaminski e bëri të ditur këtë ditën e djeshme, duke thënë se procedurat do të aktivizohen në mesnatë dhe do të zgjasin 10 ditë.
“Në vetëm dy javë ne kemi identifikuar dhe arrestuar 551 emigrantë të paligjshëm ”, tha kreu i ministrisë polake, sipas të cilit problemi alarmant kërkon një zgjidhje nga Bashkimi Evropian. Sipas të dhënave të ndara nga ministri, numri i emigrantëve në Sllovaki është rritur shumë.
Ata arritën në hapësirën e komunitetit nëpërmjet rrugës ballkanike, me synimin për të arritur në Gjermani dhe vende të tjera duke kaluar përmes Polonisë, Hungarisë dhe Serbisë. Shumica janë të rinj me origjinë nga Lindja e Mesme ose Afganistani. “Kjo masë është e nevojshme për të luftuar në mënyrë efektive trafikimin e qenieve njerëzore dhe flukset ilegale,” shkroi Ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan në një postim në X.
“Kontrollet do të bëhen në mënyrë të rastësishme përgjatë gjithë kufirit me Sllovakinë, në mënyrë që të kufizohet sa më shumë trafiku ndërkufitar dhe të mos ngadalësohet në mënyrë të panevojshme qarkullimi i automjeteve”. Qeveria sllovake kritikoi vendimin e Pragës dhe Varshavës, me kryeministrin Ludovit Odor që bëri thirrje për një zgjidhje në nivel evropian të problemit.