Sulmuesi i Kombëtares, Arbnor Muja ka shënuar golin e parë në Champions League. Në ndeshjen mes Antwerp dhe Shakhtar Donetsk, Arbnorit i kanë mjaftuar vetëm tre minuta lojë për të tundur rrjetën te vendasit.
Për raundin e dytë në grupin H, Muja shënoi duke ulur në tokë një nga mbrojtësit dhe me të majtën e dërgoi sferën në rrjetë. Sulmuesi i Antwerp zhbllokoi ndeshjen për të tijtë, teksa goli vjen në një moment kur Kombëtarja kuqezi pret në 12 tetor Çekinë në “Air Albania” për Euro 2024.
Muja u bashkua së fundmi me kombëtaren shqiptare, teksa luajti kundër Çekisë dhe Polonisë në dy ndeshje që tanët dolën me sukses. Veç formës së mirë me belgët e Antwerp, tanimë 24-vjeçari nga Mitrovica pret edhe një tjetër ftesë nga Sylvinho për ndeshjet e radhës.