Ballkani ka marrë një nga fitore më të rëndësishme në historinë e tij. Ekipi i Ilir Dajës meriton vetëm duartrokitje, teksa ka arritur të mposhtë me sukses gjigantët e Kroacisë, Dinamon e Zagrebit. Skuadra nga Theranda fitoi me rezultatin 2-0, duke shënuar nga një herë në secilën pjesë.
Goli i parë u shënua në minutën e 44-t, pas një gjuajtjeje fantastike të Kryeziut. Dinamo e Zagrebit u përpoq të ndryshonte rrjedhën e lojës gjatë pjesës së dytë, por pa sukses. Hamidi dërgoi topin në rrjetë për të dytën herë në minutën e 83-të, duke mbyllur historinë e kësaj përballjeje.
Kjo fitore ngre lart shpresat e tifozëve të Ballkanit. Kampionët e Kosovës kanë mposhtur ekipin më të fortë në grup dhe hedhin kështu kandidaturën për të kaluar fazën e grupit. Kundërshtari i radhës është Astana, një fitore ndaj të cilëve do të ndizte edhe më tepër ëndrrën e skudrës së Ilir Dajës.
https://zebra.cdnja.co/v/lj/LJA3B.mp4?token=HecljQ_y4BFeyEzJMVpAjg&expires=1696572437