Ai sot është bërë 25-vjeç dhe ka zgjedhur ta festojë ditëlindjen mes miqsh, duke mbjellur 550 pemë. Është ky shembulli i mirë i kryetarit të FRESSH, Eljo Hysko.
“Nuk mund të kishte dhuratë më të bukur këtë 25 vjetor se fillimi i nismës për mbjelljen e 42.000 pemëve në të gjithë vendin, një për çdo aktivist të FRESSH. 🎁 🌲 ’’
Kështu shkruan në Facebook kryetari i FRESSH, Eljo Hysko, teksa publikon fotot nga aktiviteti i sotëm në Patos, ku të rinjtë e forumit i kanë dhuruar qytetit plot 550 pemë.
Hysko i cili siç edhe vetë shprehet sot ka ditëlindjen dhe mbush 25-vjeç, ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për ta festuar festën e tij dhe ajo është fillimi i nismës së re të FRESSH për të mbjellë 42 mijë pemë, aq sa ç’janë edhe aktivistët e këtij forumi rinor. Një mesazh jete dhe aktivizmi që i jep mbështetje komunitetit ky, që Hysko e dha sot nga Patosi.
Hysko shton më tej se aktivitetit të mbjelljes së pemëve në Patos ju bashkuan edhe deputetja Antoneta Dhima dhe kryetarja e bashkisë Patos Rajmonda Balilaj.
Në fund kryetari i FRESSH ka ftuar të gjithë të rinjtë që t’I bashkohen nismës për të folur kështu me vepra dhe jo më fjalë.
Më poshtë postimi i plotë i kryetarit të FRESSH:
“Nuk mund të kishte dhuratë më të bukur këtë 25 vjetor se fillimi i nismës për mbjelljen e 42.000 pemëve në të gjithë vendin, një për çdo aktivist të FRESSH. 🎁 🌲 ’’
Aktivitetit të organizuar nga të rinjtë e FRESSH Patos, iu bashkuan deputetja Antoneta Dhima dhe kryetarja e bashkisë Patos Rajmonda Balilaj ku të gjithë mbollëm plot 550 🌳fidanë në njësinë administrative Zharrëz. Ky ishte një fillim i mbarë i një nisme të cilën FRESSH synon ta shtrijë në gjithë vendin. Ftojmë cdo të ri që të na bashkohet për të dhënë shembullin e mirë të veprave e jo fjalëve dhe mesazhin se natyrën jo vetëm duhet ta duam, por dhe të kujdesemi për të! 🌲 🌳 🌸
P.S: Falenderim i vecantë për ekipin e FRESSH dhe PS Patos, Artioli dhe Klajdi per iniciativën dhe besoj se punë me të mira na presin.
FOTOT: