Bllokohen 4 deri në 5 milionë euro në portin e Durrësit nga një superoperacion i policisë. Paratë ishin të fshehura në dy makina ‘Toyota Yaris’. Dy makinat ishin të ngarkuara në një kamion së bashku me 7 makina të tjera. (Në total 9 makina 7 Toyota Yaris, një Opel dhe një Alfa Romeo). Makinat janë bllokuar në orën 15:00 në portin e Durrësit, sapo kanë zbritur nga trageti që vinte nga Ankona.
Kamioni i ngarkuar me 9 makina, me rreth të kuq njëra nga dy makinat tip ‘Toyota Yaris’ ku u sekuestruan 4-5 mln euro
Njëra nga dy makinat tip Toyota Yaris ku u sekuestruan 4-5 mln euro
Por kjo histori po shoqërohet edhe nga një skandal politik, pasi tre ditë më parë, operacioni i Interpol që duhet të rrinte tepër sekret, u dekonspirua nga lideri i opozitës Lulzim Basha, që ka përdorur informacione tepër konfidenciale duke lajmëruar në sallën e Kuvendit operacionin. Informacioni i parë fliste për 1.5 mln euro sikur tha Basha ditën e enjte në Kuvend në një makinë ‘Toyota Yaris’, por rezultoi se eurot ishin në dy makina.
Deklarata e Bashes diten e enjte ne date 21 qershor ne Kuvend
Ky (Balla) ka qenë në Gjermani para tre ditësh, mbajeni mend dhe ka porositur një ‘Toyota Yaris’ por ta kanë zbuluar bashkë me 1.5 nln euro e drogës brenda, do e shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt.
Deklarata e Lulzim Bashës ditën e enjte në Kuvend
Pikerisht dy makinat Toyota Yaris ku u gjetën eurot ishin nisur Belgjika, kaluan tranzit në Itali dhe mbrëmë u nisën nga Ankona për në portin e Durrësit. Forca të shumta policie të ardhura nga Tirana ishin në gatishmëri për të identifikuar mjetin. Por gjatë kontrollit të makinave rezultoi se shuma ishte e ndarë në dy makina, në një vend të posaçëm te dyert e para të makinave, dhe nuk ishin 1.5 milion si e dinte Basha por me shume. Preja e kartëmonedhave është 20-she, 50-she dhe 100-she.
Policia ka arritur të arrestojë 2 persona deri tani, mes tyre shoferin e kamionit me targë AA 120SP-AFR 559 nga Durrësi, Edi Lika, i cili është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve, ndërsa rezulton se janë të përfshirë edhe 2 të tjerë. Mbetet për t’u zbuluar pse lideri i opozitës Lulzim Basha e ka dekonspiruar operacionin në Kuvend tre ditë më parë duke shkatërruar hetimet dhe njoftuar porositësit e mjetit. Në fakt nëpërmjet deklaratës së Lulzim Bashës, destinuesi i shumës së parave, që me shumë mundësi ka origjinën nga trafiku i drogës është lajmëruar dhe ka marrë masa për të shmangur drejtësinë duke mos shkuar për t’i tërhequr. Një skandal që patjetër do të prodhojë debat të ashpër politik por edhe hetimet nga autoritet për të identifikuar burimin e informacionit që ka rrjedhur në duart e Lulzim Bashës.
Ekstrakti, kompania e transportit të automjeteve e Edi Likës