Pas disfatës së “papritur” nga policia e Kosovës në Banjskë, Serbia ka filluar të financojë iniciativa për futjen e përçarjes med shqiptarëve.
Mirëpo policia e Kosovës fundjavën e kaluar me sukses ka realizuar aksionin e koduar “Muzikanti i djallit” duke arrestuar një spiun serb që ka vepruar i maskuar si prift i kishës serbe përmes të cilit është financuar e ashtuquajtura ’Lëvizje Vullnetare për braktisjen e Fesë Islame” ose “Grup i Deçanit”, grup që me financa serbe po tenton të fusë përçarje fetare fetare në Kosovë.
“Kemi arestuar dhe kemi dëbuar nga Kosova një spun të maskuar prift serb i cili ka financuar të ashtuquajturin Grup i Deçanit, duke u sjellë para nga fondet e Radojciqit në Serbi. Cak i skenareve serbe janë persona me kapacitete të vobegëta intelektuale por që kanë dëshirë të madhe të jenë aktualë në opinion.
Në mungesë të kapacitetit intelektual, forma e vetme e tyre për tu bë të njohur për opinionin është që të shquhen me urrejtje ndaj ndonjë religjiioni. Këtë për fat po e bëjnë Grupi i Deçanit.
Tre prej tyre kanë marë para nga prifti serb, kurse tjerët janë individë të manipuluar. Shfrytëzojmë rastin që përmes mediumeve tuaja të bëjmë thirrje te qytetarët e Kosovës të mos bien pre e seknareve përçarëse por secili të respektojë bindjet e veta dhe të tjerëve.
Duam tua bëjmë me dije qytetarëve se Serbia i urren njësoj si shqiptarët muslimanë, si ata katolik, e ata ortodoksë, por qëllimi i skenareve të tyre është të fusë përçarje”, kanë thënë nga policia e Kosovës për disa media serioze.
Para disa ditëve policia e Kosovës dëboi një prift nga Maqedonia e Veriut i cili ka shërbyer për kishën serbe në Kosovë, e që ka qenë muzikant i diplomuar.
Mirëpo burimet policore nuk kanë dashur të precizojnë nëse ai ka qenë financuesi i grupit në fjalë që po mundohet të fusë përçarje në mesin e popullsisë së Kosovës.
“Me rëndësi është se ne e përçuan mesazhin që kemi situatën nën kontroll dhe do të mposhtim çdo skenar përçarës serb, ashtu siç mposhtëm skenarin e tyre në Banjskë.
Reagimi i policisë sonë në Banjskë ka qenë i papritur për Serbinë, sepse grupet e tyre kriminele me disa bashkëpunëtorë shqiptarë kanë pasur plan të ‘sigurt’ për aneksimib e Veriut të Kosovës”, kanë thënë burime policore të Kosovës për mediat serioze në gjuhën shqipe.