Një “satelit zombie”, kështu e quajtën shkencëtaret satelitin e tyre që dështoi në misionin e tij në vitin 2005 pasi sinjali i tij humbi, është zbuluar rastërisht nga një astronom amator.
NASA më parë ishte shprehur se sateliti “IMAGE” kishte humbur por zbulimi i astronomit rrit shanset për ta rikthyer në funksion objektin dhe t’i rikthehet detyrës duke studiuar magnetosferën e Tokës dhe stuhitë diellore.
NASA kishte lëshuar në orbitë rreth tokës satelitin në vitin 2000 dhe për pesë vite objekti shërbeu si teleskop dhe ndërkohë siguroi informacione të rëndësishme për shkencëtarët.