-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë paraditen e sotme në përurimin e bustit të ish-Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Derviçan të Dropullit.
Të pranishëm në përurimin e bustit morën pjesë dhe zyrtarë të lartë grekë të cilët kanë shprehur mbështetjen për komunitetin e tyre minoritar.
Busti i ish-Kryeministrit ka ardhur si kërkesë e komunitetit gjatë vizitës para disa muajsh të Kryeministrit të Greqisë Mitsotakis, të birit që profilit iu kushtua skulptura.
“Do vendosim bustin e të ndjerit këtu në këtë zonë, babait tuaj. Për të merituar ti një bust në të ardhmen duhet të vish 5 herë këtu. Por duhet të fitosh zgjedhjet njëherë që të vish si kryeministër. E dyta, në përvjetorin e të atit ne shpresojmë ta kemi këtu.
Na jep fjalën të vish këtu ta inagurojmë, se unë do jem prapë kryeministër, të inagurojmë sheshin dhe vendosjen e bustit.” Mësohet të ketë thënë Rama në takimin e kaluar.