Një incident i rëndë është shënuar në Nju Jork mes anëtarëve të Vatrës. Arsyeja ka qenë një takim i organizuar me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Sipas asaj që denoncon aktivisti Agustin Mirakaj, njerëz të komanduar, kanë sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshorten e tij për të mos lejuar në takim.
“Njoftim për të gjithë Vatranët! Sot më dt 10/21/23 në takimin e Vatrës me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikollin, mori pjesë edhe dega e Vatra Manhattan Branch.
Në hyrje të Vatrës njerëz të komanduar, kanë sulmuar fizikisht dhe dhunuar kryetarin e degës Vatra Manhattan Branch Agustin Mirakaj dhe bashkëshorten e tij për të mos lejuar në takimin.
Ky akt i shëmtuar është shumë i rëndë për Federatën Pan Shqiptare Vatra gjithashtu për të ardhmen e saj”, shkruan Mirakaj në Facebook, duke postuar edhe një video nga incidenti.