Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka folur për goditjen historike të SPAK në familjen “Berisha”. Klosi i ka bërë një “skaner” “dosjes së zezë” voluminoze të ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila është e mbushur me fakte prapaskenash, konfliktesh, përçarjesh të shqiptarëve mashtrimesh, aferash e krimesh e vrasjesh të cilat e kanë sjellë dhe e kanë mbajtur në politikë, në pushtet, dhe që nga 2013 në opozitë këtë personazh që sipas tij fundin tragjik e ka në burg dhe për këtë do të kujdeset SPAK.
Fatos Klosi u shpreh në një intervistë se SPAK më në fund po arrin tek të paprekshmit, ku një ndër ta sipas tij është dhe Berisha.“ Reforma në drejtësi ishte një ngjarje e rëndësishme, jo se ata e donin, por se presioni i partnereve bëri që të gjithë të votonin, rrugës u duk që reforma po vonohej.
Nuk është punë e thjeshtë sepse është transformim rrënjësor, sistemi i drejtësisë ishte më i korruptuari dhe duhet që të mateshe shumë mirë kur shkoje tek një avokatë dhe te një gjykatës, dhe u arrit. Kjo krijoi një shpresë se do të ndodhte diçka, në fillim nisi shumë avash, por për ca kohë u duk sikur nuk u bë gjë.
Politikanët dhe biznesmenët e rëndësishëm kishte marr edhe nofkën të paprekshmit një ndër ta ishte edhe Berisha. Ai ka që në vitin ’91 në pushtet sepse edhe kur ishte në opozitë ishte në pushtet, sa herë merreshin vendime të rëndësishme shihej se ca qëndrime do të mbante Berisha. Tani ka vite që nuk shkon më njeri nga pas”, deklaroi Klosi.
Dosja “e zezë” e Berishës
Zoti Klosi si fillim përmend vrasjen e Azem Hajdarit. Sipas tij ka një detaj që e fundos vetë Sali Berishën, pasi përpara se të shkonte policia ish-kryeministri ka bërë një deklaratë që i prish shumë punë pasi tregoi që e dinte se Azemi do vritej. Nga ana tjetër ai ka treguar dhe arsyet e fshehta të Berishës për vrasjet e 21 janarit në vitin 2011. Sipas Klosit, ato ishin vrasje të programuara, nuk ishin për të ruajtur godinën dhe ato Berisha i urdhëroi për të treguar se ai ishte zot në këtë vend. Fatos Klosi ka përmendur dhe ngjarjet e tmerrshme të ’97.
“Ai është thirrur për procesin Hajdari, sepse ishte i pari që doli atje kur akoma nuk kishte ardhur as policia. Ai bëri një deklaratë. Gaboi, se tregoi që e dinte se Azemi do vritej, ishte në valle. Dhe në plot raste të tjera. Në këshillin e sigurimit që atëherë kishte edhe atribute ekzekutiv, siç është sot konsultativ, flasin edhe ikin. Atëherë merreshin vendime dhe duhej zbatuar.
Kanë qenë ngjarjet e Shkodrës dhe ishte problem sepse populli ishte me Berishën sepse njerëzit e tij i bënë ato ngjarje. Gjithmonë diskutohej se mirë ne do marrim këtë vendim, por ca do të bëjë Berisha, për këtë them që ai ndikonte në vendime, për këtë them se ai ka qenë në pushtet gjithë kohës. Berisha është përbaltur edhe nga lufta politike, nëse ka një njeri që ka krijuar probleme është ai. Ai mburret se ka sjell demokracinë, por ajo do ndodhte nuk kishte se si ndodhte ndryshe. Ata e lëshuan pushtetin se nuk po e mbanin dot, jo sepse donin. Tani po vjen një moment i veçantë. Ai duhet të hapë llogari të paktën për këtë rast.
Nuk dha llogari për ’97, vrau njerëz, dha urdhër të hapen depot e armëve, shkatërroi policinë, ushtrinë. Që atëherë mbi të duhej të ushtrohej drejtësia. Asgjë gjemb nuk i hyri. E ka merituar shumë herë të jepte llogari ai njeri dhe s’ka pësuar asgjë, ndërkohë për të tjerët ai ka kërkuar llogari. U vranë 4 vetë në bulevard. Ato ishin vrasje të programuara, nuk ishin për të ruajtur godinën. U qëllua mbi ta se ishte programuar vrasja që ai të tregonte se ai është zot në këtë vend. Ata u vranë në Bulevard, ngelen pak më vonë se të tjerët nga kurioziteti, u qëllua mbi ta sepse donte të tregonte se Berisha ishte zot në këtë vend”, u shpreh Klosi ndër të tjera.
Pse Berisha nuk i shpëton dot SPAK?
Ndërkohë ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi shprehet se Berisha këtë herë nuk ka nga t’ia mbajë, pasi në kohën e tij urdhëroheshin prokurorët që të bënin se çfarë thoshte ai, por ata prokuror të sistemit të vjetër u hoqën. “Unë them jo. S’mund të bëjë më gjë. Ka dy vite që ka nisur foltoren dhe thotë do ta përmbysim dhe e pamë. Ka akoma njerëz, por një gjë është e sigurt nga zgjedhjet në zgjedhje po duket që ky numër po zvogëlohet.
Amerika e shpalli non grata, doli ajo që kanë kërkuar Amerika që tha gjeni ju faktet, sepse ai është i korruptuar dhe ka cenuar demokracinë. Ai ka kërkuar për të tjerët, dhe tani erdhi koha të japë llogari, problemi më i madh që shoh në këtë çështje se po hetohet Berisha për bëmat e veta. Shpresoj që ky të jetë hapi i parë shumë i madh që sistemi i pandëshkueshmërisë nuk ekziston më.
Nëse preket Berisha, se thuhet se i është dhënë masë që i është kufizuar liria. Njerëzit pas tij shkonin se ishin nevojtarë sepse kishin përfituar, ose shpresonin që të përfitonin prej ti. Ai ka dy vite që thotë do bëjë namin dhe asgjë s’ka bërë. Berisha le të mbrohet nëse e quan të padrejtë, kështu që asnjë të mos shpresoj se ai mund të bëjë autokritikë, ai tha se kanë me mua e kanë me partinë.
Ai bëri dhe një protestë në Parlament dhe këto i kemi parë edhe më parë, ai thotë partia është me mua dhe do luftojë me mua. Në kohën e tij mbase urdhëroheshin prokurorët që të bënin se çfarë thoshte ai, por ata prokuror të sistemit të vjetër u hoqën. Unë do e këshilloja që të pranojë procesin gjyqësor ai e pranoi se sa kohë ka çuar avokatët, ai thoshte se pranoi se është antikushtetues, atë Kushtetutë që ai se pranoi në ’98”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi