-Zoti Zeka, a është kjo hera e fundit, kur Europa i thotë Kosovës dhe Serbisë merreni ose lëreni?
Në fakt, është hera e parë që vihet në ultimatum presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili është tallur me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke treguar arrogancë, edhe Brukseli edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë problem me Kurtin, por problemin e kanë me presidentin serb si ta bindin që të pranojë ofertën e tyre. Kur Vjosa Osmani do të dal kundër Albin Kurtit do të bjerë qeveria e Kosovës dhe do të krijohet një qeveri tjetër. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ushtruar një presion ndaj presidentit serb dhe si duket ai e ka pranuar versionin e Bashkimit Europian me mbështetje të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Erdogan pra të presidentit turk, sot do kemi risi dhe lajme të mira për Kosovën.
-Po thoni që Kurti e pranon propozimin?
Kurti ka dy alternativa ose të pranojë asosacionin e komunave serbe, ose mund të shkojë në shtëpi dhe mund të shkojë edhe në Norvegji. Alternative tjerë nuk ka, jo vetëm ai por askush që mund të vij pas tij këtë duhet ta dijë dhe ta kuptojë. Propozimi aktual është ose të pranojmë asosacionin ose mund të humbim shtetin dhe propozimi që ka qenë më i miri ishte shkëmbimi i territoreve, atë shans e kemi humbur kur në krye të Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte Donald Trump, mund ta kemi sërish këtë shans nëse në pushtet vijnë republikanët dhe mund që të kthehemi në pikën zero të dialogut për shkëmbim të territoreve, por tani në tavolinë është asosacioni ndaj komunave serbe.
-Pse the se ultimatumin ndaj Vuçiç, e sheh si pengesën kryesore për këtë asosacion, pra të mos e firmosur?
Vetëm ai ka qenë që nga fillimi pengesë e dialogut, kurrë s’ka qenë pala kosovare, kjo e fundit ka përdorur zhargonin e vet të ashpër kundër tij dhe Serbisë vetëm për matematikat e veta të brendshme elektorale. Tani është harxhuar koha që ka pasur në dispozicioni Brukseli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne jemi askund në hartën gjeografike dhe duhet të gëzohemi shumë se bota perëndimore dhe e qytetëruar ka kohë edhe për t’u marr edhe me Kosovën në këtë luftë kaq të madhe globale. Nëse Kurti është lider i vërtetë i qytetarëve të Kosovës duhet të bëjë kompromis edhe të dhunshëm dhe duhet që ta dëgjoj Uashingtonin dhe Brukselin dhe të dëgjoj propozimin e ardhur nga Gjermania dhe nga Franca. Cilat do jenë të mirat e pranimit të këtij propozimi, 5 vendet e Bashkimit Europian do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, Greqia është gati dhe do të kemi anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare, për shembull do të bëhemi anëtarë të Interpolit dhe do të kemi shumë benefite të tjera, do të hiqemi nga sanksionet, nuk janë masa, por janë sanksione, sot kemi humbur 800 milionë euro nga këto sanksione.
-Çfarë sjell takimi i Albin Kurtit dhe Emanuel Macron pas kërcënimit që ai bëri për vizat?
Presidenti francez Emanuel Macron nuk ka kërcënuar Kosovën, por ai është i vetmi lider që është 100 për qind i sinqertë që kur ka filluar dialogu. Ai nuk u tregua diplomatik dhe i tha Kurtit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës ose pranoni versionin e propozuar nga ne ose ne do marrim masa ndaj jush, është hera e parë që një lider europian që tregohet kaq shumë i sinqertë. Dhe të njëjtin ultimatum ia kanë bërë edhe presidentit serb, që thotë nuk mund që të flejë natën. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar nga ne që ta njohim Kosovën si shtet, nuk di nëse ka folur ndonjë më qartë që kur ka filluar dialogu.