Një tjetër valë e motit të keq ka goditur Italinë, me shumë reshje dhe përmbytje të shkaktuara nga stuhitë e papritura të cilat, edhe për shkak të temperaturave të pazakonta të buta të kësaj vjeshte në vetëm pak orë, derdhën sasi të mëdha uji në zonë, duke vënë në krizë qytete dhe fshatra të ndryshëm.
Pas reshjeve intensive të shiut të hënën pasdite, një stuhi e fuqishme me bubullima, vetëtima dhe erë të fortë goditi kryeqytetin e Lombardisë duke filluar nga ora 4:30 e mëngjesit të së martës. Një “bombë uji”, thotë kryebashkiaku Beppe Sala.
Lumi Seveso doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytjes, që nisën në zonën veriore me viale Fulvio Testi dhe viale Sarca, gjatë mëngjesit u shtrinë në rrethin Isola. Reshjet ishin midis 40 dhe 60 milimetra në zonën e Brianza dhe Monza dhe në veri të Milanos. Shumë shi, por jo një ngjarje “ekstreme”. Nivelet e përrenjve Seveso dhe Lambro në Milano ishin nën kontroll që nga mesnata e së dielës, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
Reshjet ishin shumë intensive: 31 milimetra shi në një orë ranë në zonën veriore të qytetit. Shqetësime ka pasur edhe për linjat hekurudhore në rajon, në disa prej të cilave, lëvizja u ndalua.
Me dhjetëra zjarrfikës janë angazhuar në terren në Milano që nga ora 5 e mëngjesit për të ndihmuar banorët, ndërsa kanë shpëtuar edhe një grua të bllokuar me dy fëmijët e saj në makinë, pas rrëzimit të një peme nga era e fortë.