Ernest Muçi është një nga talentet më të mëdha që ka nxjerrë futbolli shqiptar. Lojtari shqiptar po bën mjaft mirë në radhët e Legias së Varshavës, duke u kthyer në një nga lojtarët kryesorë në këtë sezon. Paraqitjet pozitive kanë sjellë edhe rritjen e ndjeshme në kartonin e tij.
Vlera në treg e Ernest Muçit ka shkuar në 5 milionë euro. Një shifër kjo që është e treta më e larta në të gjithë lojtarët që luajnë në kampionatin Polak.
Me vlerë më të lartë të kartonit se ish-sulmuesi i Tiranës ka Kovaçeviçi (7 milionë euro) dhe Slizi (5.5 milionë euro). Një thesar për Legian e Varshavës./Sport Ekspres/