31 tetor 1953, lindi aktorja e paharruar Elida Cangonji e cila ndërroi jetë më 28 Nëntor 2016 në Francë
Elida Cangonji lindur me 31 tetor 1953. Ka perfunduar studimet e larta ne Fakultetin e Mjekesise ne vitin 1977. Per 3 vjet ka punuar si mjeke pediatre ne zonat periferike te tiranes.
Pasi kryen specializimin 2 vjecar per psikiatre per femije dhe adoleshente prane sherbimit psikoatrik , Qendra spitalore Universitare ne Tirane , punon si e vetmja psikiatre per femije dhe adoleshente ne sherbimin ambulator te tiranes.
Kryen studimet pasuniversitare ne universitetin Claude Bernard te Lionit ne France (1994-1995) dhe shume specializime te tjera afatshkurtra ne disa vende te evropes dhe SHBA.
Vitet 90, jane vite pune te parreshtur per krijimin dhe drejtimin e strukturave te reja dhe bashkekohore ne fushen e shendetit mendor per femije (1991-1996) instituti i pare mediko-edukativ ne Tirane, model. i zbatimit ne praktike te institucioneve te hapura per handikape (1996 e ne vijim) Qendren e Zhvillimit te Femijes ne te cilen per here te pare krijohet nje ekip multidisiplinar qe aplikon metoda terapiurike bashkekohore si psikoterapia, terapia e te folurit , terapia psikomotore, okupacionale, mbeshtetje sociale, edukim special: (1996-1999) hap shtepine e pare psikiatrike , model i nje sherbimi jospitalor ne Shqiperi.
Per veprimtarine e saj me 10 dhjetor 1998 nderohet me cmimin e pare per te Drejtat e Njeriut te republikes Franceze (me rastin e 50 vjetorit te deklarates universale te te Drejtave te Njeriut). Ne vitet 1998-2000 eshte perfaqesuese e ministrise se shendetesise per shendetin mendor prane Organizates Boterore te shendetesise, Zyra Tirane.
Ka mare pjese si lektore ne nje sere konferencash e kongresesh nderkombetare.
Dr Elida Cangonji u angazhua si aktore amatore ne nje sere rolesh disa prej te cilave te rendesishme. FILMA: Shp erthimi -1974 Shtigje lufte – 1974 Rruge te bardha – 1974 Ne fillim te veres – 1975 Njeriu me top 1977 Ne kufi te dy legjendave 1981.