Ekskluzive.al ka publikuar në vitin 2017 intervistën e bashkëshortes të Kastriot Ismailaj, Vojsavës, për gazetarin Fatos Mahmutaj. Në këtë intervistë të dhënë për gazetarin Mahmutaj, ajo fakton se si Ilir Meta, mik i vjetër i bashkëshortit të saj, i cili vuajti dënimin me 11 vite burg dhe i liruar pak kohë më parë për mega aferën “CEZ-DIA”, është përdorur nga Meta me qëllim të përfitimit të shumave të parave, duke i ka kushtuar buxhetit të shtetit një dëm prej 414 milion euro.
Video është realizuar më 12 shkurt 2016, në një hotel të Vienës, ku ajo rrëfen qartë natyrën korruptive të kontratës “DIA-CEZ”, si dhe rolin e Ilir Metës në këtë aferë. Përgjimet kishin nisur fillimisht ndaj biznesmenit Ismailaj në vitin 2008, i cili kishte pastruar rreth 7 milionë euro në atë kohë dhe dy ditë përpara zgjedhjeve të 2009, ky i fundit ishte kontaktuar nga Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar 200 mijë euro.
“Dosja “978” kishte mbi 8 mijë faqe me përgjime që nisnin që në vitin 2008, ku ishin të përfshirë gazetarë, botues mediash, politikanë dhe biznesmenë. Ka pasur madje plane sesi do të vinin lekë nga Afrika dhe do të pastroheshin në Shqipëri. Biznesmeni i përgjuar është kontaktuar nga Ilir Meta dy ditë përpara zgjedhjeve të vitit 2009, dhe i ka kërkuar plot 200 mijë euro”.
Prokuroria e Posaçme rihapi në vitin 2019, çështjen CEZ-DIA, pas një denoncimi të juristit të Operatorit të Shpërndarjes Romeo Kara, si dhe pas disa shkrimeve mediatike. Ish- presidenti Meta, u thirr dje pikërisht rreth kësaj çështjeje. Emri i tij është lakuar shpesh në të kaluarën për lidhjet e tij me administratorin e DIA-s, veçanërisht në vitin 2015, kur ky rast u bë pjesë e debatit publik dhe politik.
Po çfarë thoshte gruaja e biznesmenit në atë kohë për Ilir Metën:
Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ka rrëfyer lidhjet e forta mes Ilir Metës dhe bashkëshortit të saj. Ajo ka treguar për vizitat familje dhe SMS-të që Meta i nisi Kastriot Ismailajt. “Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika, shpesh herë vinin në shtëpinë tonë. Mjafton që të shohësh SMS-të që Ilir Meta i dërgonte Kastriotit në vitet 2010, 2011 dhe e kupton lehtësisht këtë. Kastrioti ka qenë gjithashtu shpesh nën presion për të dhënë para nga bizneset e tij, për të ushqyer fushatat elektorale.”
Pas këtyre deklaratave, Vojsava nuk pranoi të shprehj më për media, pasi kishte marrë kërcënime serioze. /Ekskluzive.al