Chelsea dhe Manchester City përballen të diel në orën 17:30 për raundin e 12-të në Premier League. Dueli në “Stamford Bridge” do jetë me mungesa për Blutë e Londrës, që s’do kenë të gatshëm gjashtë lojtarë për shkak të lëndimeve.
Lajmi i mirë është se Armando Broja ka lënë “infermierinë” dhe është bashkuar me grupin, duke qenë nën urdhërat e trajnerit Pochettino për këtë duel. Sulmuesi i Kombëtares për afro një vit po vuan dëmtimin e rëndë në miqësoren e dhjetorit të shkuar, duke munguar edhe me kuqezinjtë.
Në listën e publikuar sot nga trajneri Sylvinho, emri i Brojës mungonte, dukshëm për shkak se ai ende nuk e ka lënë pas lëndimin dhe ka pak minuta në këmbë. Kujtojmë se një muaj më parë 22-vjeçari ishte pjesë e lojtarëve të grumbulluar për Euro 2024, duke u dëmtuar në stërvitje dhe detyruar të lërë Tiranën për t’iu drejtuar Londrës.
Mungesat e Chelsea për ndeshjen kundër kryesuesve do jenë Chalobah, Chiluell, Fofana, Lavia, Nkunku dhe Chukuemenka.
Të dëmtuarit e Chelsea