Kombëtarja shqiptarë do të luajë dy “finale” këtë muaj. Kuqezinjtë do të përballen me Moldavinë në transfertë më 17 nëntor, ndërsa me 20 nëntor do të presë në “Air Albania” Ishujt Faroe.
Por Shqipëria mund të kualifikohet në Europianin e Gjermanisë edhe nëqoftëse mposhten në Moldavi. Në rast të humbjes përballë moldavëve, Kombëtarja jonë mund ta sigurojë kualifikimin nga ndeshje Poloni – Çeki.
Nëqoftëse ekipi i Lewandowskit do të dalë me 3 pikë nga kjo sfidë, kuqezinjtë e Sylvinhos do të jenë automatikisht pjesë e Euro 2024.
Por kualifikimi ndodh direkt edhe në rast se Shqipëria merr barazim në Moldavi, për të ardhur më pas në atdhe për të zhvilluar ndeshjen e “festës” përballë Ishujve Faroe.