Gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit (1-1) për javën e 13-të në Superligës, ganezi u rrëzua në tokë në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë në minutën e 24 edhe pse i pashqetësuar apo në aksion. Edhe pse mjekët i dhanë ndihmën e parë dhe u dërgua në spital, sulmuesi nuk ia doli të mbijetonte nga goditja e tretë në zemër.
Sulmuesi dhe kapiteni i Egnatias, Raphael Dwamena u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare këtë të shtunë (11 nëntor 2023). Gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit (1-1) për javën e 13-të në Superligës, ganezi u rrëzua në tokë në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë në minutën e 24 edhe pse i pashqetësuar apo në aksion. Edhe pse mjekët i dhanë ndihmën e parë dhe u dërgua në spital, sulmuesi nuk ia doli të mbijetonte nga goditja e tretë në zemër.
Dwamena e nisi karrierën në 2011 me Univerista Soccer në Nigeri, teksa më pas kaloi te RB Ghana dhe pas tre vitesh u bë pjesë e AKA Salzburg U18. Në Austri ai luajti me Liefering dhe Lustenau, para se në janarin 2017 të ishte pjesë e Zurich në Zvicër.
Në gushtin e vitit 2017, 28-vjeçari ishte shumë pranë realizimit të ëndrrës për të kaluar në Premier League angleze. Skuadra e Brighton kishte rënë dakord me Zurich për transferimin e tij, por gjithçka u ndërpre kur testet mjekësore treguan probleme në zemrën e tij.
Ai mbeti te Zurich. Ndonëse, ekzaminimet mjekësore te Brighton tregun probleme në zemrën e tij, ai përsëri vijoi të luante futboll dhe në gushtin e 2018 kaloi te Levante në Spanjë, pasi këta të fundit paguan 6.2 milionë euro për kartonin e tij. Me Levanten në La Liga, Dwamena u paraqit në 12 ndeshje duke dhuruar dy asistime.
Më pas do të kalonte në huazim te Real Zaragoza në La Liga 2 për një sezon. Tetori i vitit 2019 do të sillte një goditje të madhe për karrierën e tij. Pas ekzaminimeve të reja mjeksore, mjeket i sugjeruan Dwamena-s tërheqjen e menjëhershme nga futbolli. Megjithatë ai vazhdoi të luante pasi kishte vendosur një kardioverter-defibrilator të implantueshëm (ICD) në janar 2020.
Pas aktivizimit në ligat e ulëta në Zvicër, për shkak të rregullave mjekësore shumë vende i mbyllën derën. Dwamena thirri “Eureka” kur u has me Shqipërinë, si një vend që nuk e pengoi për aktivizimin në elitë me Egnatian në janarin e vitit 2023. Në dhjetë ndeshjet e këtij sezoni, Dwamena ia doli të shënonte nëntë gola dhe një asist, për të qenë golashënuesi më i mirë i sezonit.