Në studion e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, ka qenë e ftuar Arta Hysi nga Tirana. Prej 25 vitesh ajo jeton në Angli dhe ka zgjedhur të bëhet e famshme në Tiktok.
Arta foli për fillimet e saj si gjyshe e re në këtë platformë e cila i solli që në videon e parë me 20 mijë klikime.
Ajo rrëfeu për programin e mëngjesit episode nga jeta e saj si dhe ndarjen nga bashkëshorti duke bërë edhe një deklaratë të habitshme.
“Jam ndarë nga burri para 25 vitesh. Tani jam beqare, burri më është martuar. I uroj fat. Kam një nuse burri të mrekullueshme që më mban fëmijët, mi edukon. Futet ndonjëherë aty ku s’duhet po s’ka gjë e falim.
Unë e kam bërë nuse, e kam veshur me të bardha. Po, njerëz të dashur, unë e kam bërë nuse gruan e burrit. E vesha me të bardha meqë po shkonte të firmoste bashkë me burrin tim. I dhashë edhe një inventar me problemet që ka burri im, i thashë ta kishte pak kujdes se ka ca të meta. Gjithçka shkoi bukur dhe i urova fat”, tha Arta.