Federata Ganeze e Futbollit ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamena. 28-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së kombit të tij në nëntë raste, duke shënuar edhe dy gola.
“Federata e Futbollit të Ganës është e pikëlluar kur dëgjon për vdekjen e ish-lojtarit tonë Raphael Dwamena dhe dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes së tij në këtë moment të vështirë.
Ish-sulmuesi i Ganës ndërroi jetë ditën e shtunë pasi u rrëzua në fushë gjatë një ndeshjeje futbolli në Shqipëri. Lojtari i Egnatia ka pësuar një atak në zemër gjatë ndeshjes së ligës mes Egnatias dhe Partizanit.
Sipas raportimeve nga Shqipëria, 28-vjeçari është rrëzuar në fushë në minutën e 24’ të lojës dhe ka kaluar minuta më vonë në spitalin e Kavajës. Dwamena kishte nëntë gola në sezonin në vazhdim. Ish-lojtari i Red Bull Academy përfaqësoi Ganën 9 herë dhe shënoi dy gola.
“Ai i shërbeu mirë vendit të tij dhe tregoi klas sa herë që përfaqësonte Ganën. Ky lajm është i vështirë për t’u pranuar. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen në këtë moment. Zoti i dhëntë prehje të qetë”, tha presidenti Simeon-Okraku.