Greqia ka vendosur “bllokadën” e parë ndaj Shqipërisë sa i takon integrimit të vendit në Bashkimin Europian, për shkak të çështjes “Beleri” shkruan një paçavure nacionaliste greke, që si gjithë mediat greke shikon endrra sikur integrimi i Shqipërisë në BE varet nga Greqia, e cila as që fërshkëllehet në Union, u kanë kohë që hanë me përfaqësuesit e tyre për të i’u imponuar Shqipërisë për Belerin e Foltores së Saliut dhe asqë i ka pyetur njeri.
Media greke Kathimerini raporton se Athina zyratare nuk ka pranuar të firmosë një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare te BE për Shqipërinë për çeljen e negociatave.
Por çfarë është kjo letër vetëm portali grek e di, sepse Shqipëria i ka çelur negociatat prej vitesh dhe është drejtë përfundimit të aprovimit të kapitujve.
Ja çfarë përrallis Kathimerini:
“Një përshkallëzim thelbësor i qëndrimit të ashpër ndaj Tiranës për shkak të shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të kryebashkiakut të burgosur të Himarës, Fredi Beleri, përfaqëson vendimi i Greqisë për të mos dhënë pëlqimin për një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare të BE-së për fillimin e negociatave për grupin e parë të fondeve të anëtarësimit”, shkruan Kathimerini.
Megjithëse u gjet një formulë për të çuar përpara negociatat për këtë kapitull specifik me Maqedoninë e Veriut, pasi Bullgaria pranoi propozimin e kompromisit të paraqitur nga presidenca spanjolle, kjo nuk u bë për Shqipërinë.
“Kandidaturat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të lidhura, ndaj ky zhvillim përbën një shkëputje praktike të dy kandidaturave”, raporton media greke.
Vlen të theksohet se paketa e parë për çështjet themelore që duhet të zgjidhë çdo vend kandidat përfshin pesë kapituj, përkatësisht ata që kanë të bëjnë me:
• Së pari , gjyqësori dhe të drejtat themelore.
• Së dyti , Drejtësia, liria dhe siguria.
• Së treti , prokurimi publik.
• Së katërti , statistikat.
• Dhe së pesti , kontrolli financiar.
Media greke sjell në vëmendje se pak ditë më parë është bërë publik progres-raporti i kandidatëve për anëtarësim në BE, ku me një referencë të tërthortë, por jo të qartë flitet për ndërlikimet e shkaktuara nga çështja Beleri në marrëdhëniet greko-shqiptare.
Gazeta greke, Kathimerini shkruan se ky qëndrim i Greqisë mund të ndryshojë nëse Edi Rama ndryshon qëndrim.
“Është e qartë se Athina mund të rishikojë qëndrimin e saj nëse Tirana ecën përpara për të treguar se ka vend për diskutim dhe jo një shfaqje force nga ana e zotit Rama, brenda apo jashtë”, shkruhet në artikull.
Athina ka kërkuar në të gjitha nivelet e mundshme që Fredi Belerit t’i jepet mundësia për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, gjë që deri tani është refuzuar nga gjykatat shqiptare, shton artikulli.
Seanca e radhës e GJKKO ku Beleri do të dalë në gjyq do të zhvillohet më 22 nëntor, por ndërkohë pritet të caktohet një proces i ri për lejen e posaçme që ai kërkon për të bërë betimin.
“Hera e fundit që gjykatat shqiptare refuzuan një kërkesë të tillë ishte më 26 qershor, ndërkohë që kërkesat e shumta të avokatëve të Beleri për përsëritjen e një procesi të tillë u refuzuan pa shumë rrotullime nga autoritetet shqiptare”, shkruan media greke.
“Rruga është sigurisht e gjatë deri në finalizimin e procesit për Belerin, ndërsa muajin e ardhshëm do të intensifikohen diskutimet në nivel europian për progresin e Shqipërisë. Ndonëse në Athinë presionet janë të shumta dhe nga drejtime të shumta, në të njëjtën kohë ekziston edhe perceptimi i qëndrimit konstruktiv që Greqia mban pa ekstreme, por me respekt të plotë për mjetet që ka çdo vend anëtar i BE-së dhe në këtë rast detyrimin e përdorimit”.
Këtu përfundon së ngrëni mut media e shtetit më rracist në BE, ku as sot nuk heq dorë nga persekutimi i popullësisë Came dhe me ligjin e saj kriminal të luftës, që habit çdo europian, nuk e lejon popullsinë çame të kthehet në pronat e saj shekullore.
Mirëpo gazeta Kathemerini jep leksion drejtësi, kur vetëm drejtësi nuk mund të ketë në këto mardhënie.