Përfaqësuesi i ekipit të Egnatias, Xhevdet Zeka, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me vdekjen e futbollistit Raphael Dëamenam, i cili pësoi një sulm në zemër në minutën ’24, të ndeshjes së Superligës Egnatia-Partizani.
Zeka tha se Dwamena ishte në një formë shumë të mirë dhe i ishte nënshtraur rregullisht kontrolleve mjekësore.
Ai shtoi se futbollisti ishte në prag të një kontrate marramendëse në Arabinë Saudite dhe mund të largohej nga ekipi në muajin janar.
Sipas tij analizat në klubon saudit kishin dalë të gjitha në rregull dhe nuk kishte asnjë shqetësim.
“Edhe një dhimbje shumë e madhe është shprehur dhe nga menazheri Albi Laçi i cili ishte në pragë të një kontrate marramendëse në Arabinë Saudite, ku doli i shëruar dhe s’kishte gjë. Në janar mund të ikte.
Ne jemi të mërzitur për Dwamenën si njeri, pastaj si profesionist. Ishte profesionist i një rangu tjetër që nuk gjen në Shqipëri. Dua të them që lojtari ishte në gjendje shumë të mirë, ato 25 minutat e fundit, ishin nga më të mirat të Duamenës.
Ai ishte në formë të mirë. Janë disa gjëra që Zoti na e jep jetën dhe ai na e merr. Klubi ka qenë super korrekt me lojtarin dhe me një kontroll permanent për shëndetin e tij”, tha Zeka.