Mjeku i njohur Tritan Kalo ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin e mirë. Bashkëshortja e tij ka fituar betejën me kancerin në pankreas.
“Për Familjen Kalo Jr, kjo ditë shënon fillimin e një ditë-jete të re veçanërisht për Bashkëshorten time dhe nënën e devotshme të tre yjeve tona plot dritë-jete e dashuri, me mbylljen e kapitullit të “betejës një vjeçare” me Kancerin e kokës së Pankreasit”, shkruan doktori i dashur për të gjithë shqiptarët.
Doktor Kalo shkruan se gruaja e tij u trajtua për një vit në qendrën “BC-Cancer Victoria” në British Columbia në Kanada dhe nuk nguron të ndajë me ndjekësit edhe eksperiencën në këtë klinikë.
Postimi i Doktor Kalos
17.11.2023……Fillimi i fundjavës për të gjithë shqipfolësit kudo në Botë, ndaj e kalofshi atë sa më mirë mes të dashurve tuaj…..Për Familjen Kalo Jr, kjo ditë shënon fillimin e një ditë-jete të re veçanërisht për Bashkëshorten time dhe nënën e devotëshme të tre yjeve tona plot dritë-jete e dashuri, me mbylljen e kapitullit të “betejës një vjeçare” me Kancerin e kokës së Pankreasit/“Steve Job’s disease” (mes Nëntori 2022 – mes Nëntori 2023)…..
Një “ëndër e keqe” e përjetuar plot shqetsime e përpjekje pas një operacioni mjaft radikal (“Whipple’s procedure”) e gjashtë muajve kemioterapie…..Mbështetja dhe ndihmesa ime si bashkëshort e si mjek, po ashtu edhe ajo fëmijëve ka qënë dhe do të mbetet e kurdokohëshme për të…..Doja ta ndaja me dashamirësit e mi këtë gëzim të jashtëzakonshëm…..
Një rikujtesë për Autoritetet Shëndetsore Shqiptare në lidhje me përkujdesin ndaj të sëmurëve me kancer në Kolumbinë Britanike….
1- Qëndra për diagnostikimin dhe mjekimimn e këtyre sëmundjeve është nga më modernet në Botë….
2- Ndjekja dhe mjekimi është plotësisht falas…..
3- Për asnjë moment nuk mendohet ndërprerje të mjekimit për mungesën e medikamenteve….
4- Parkimi është falas dhe i veçantë për të sëmurët që mjekohen në këtë qëndër ekselence…..
5- Në rast largësie gjeografike me “BC – Cancer Victoria”, mqse Ishulli i Vankuverit është pak më i madh se teritori i Shqipërisë londineze, pranë spitalit donatorët jo oligarkë të modelit të pamodeltë “Made in Albanistan”, kanë ndërtuar dhe financojnë rregullisht një ndërtesë ku të sëmurët dhe të afërmit e tyre strehoen dhe ushqehen përgjatë kohës së mjekimit…..
6- Çdokush e ka të mirëpërcaktuar kohën e bërjes së ekzaminimeve imazherike, të marjes së kemioterapisë dhe të konsultave me Onkologët, ndaj nuk është aspak e nevojëshme vajtja dhe pritja aty me ankth nëse do të ekzaminohesh apo do të mjekohesh atë ditë…..
7- Një grup pensionistësh vullnetarë me mjetet e tyre sjedhin të sëmurët për mjekim dhe i kthejnë më pas ato në shtëpi, jo se nuk ka shërbim transporti me ambulanca, POR psikologjikisht kjo ndikon më mirë për të sëmurët të cilët kanë përshtypjen se janë me të afërmit e tyre të munguar…..
Nga tash e tutje për NE fillon një kapitull tjetër gëzim-jete, përgjatë së cilit vigjilenca e përkujdesi nuku do të mungojë, mqse kanceri është një sëmundje e pabesë dhe disa herë jo e parashikueshme…
.Kapja e shpejtë një vit më parë dhe mjekimi me kohë i sëmundjes, atë çka sot e hodhëm pas shpine, na e bën të detyrueshme një qëndrim të tillë….
Të afërmve, miqve dhe mirëdashësve u jemi shumë-shumë mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e tyre përgjatë këtij viti mjaft të vështirë për NE….Together forever!!!