Ky është Grupi E pas përfundimit të këtij raundi. Shqipëria është i vetmi ekip që ka siguruar kualifikimin.
Shuhen shpresat për Poloninë pas barazimit me Çekinë mbrëmjen e sotme.
Duket se bileta tjetër për Euro 2024 do të ndahet mes Republikës Çeke dhe Moldavisë.
Të hënën e 20 Nëntorit, Shqipëria do të përballet me Ishujt Faroe, ndërsa Çekia me Moldavinë.
Teksa kuqezinjtë do të luftojnë për vendin e parë, surprizë mund të jetë edhe Moldavia që ka treguar potencial këtë fushatë eliminatoresh. dhe bileta e dytë, do të diskutohet mes Çekisë dhe Moldavisë në duelin që do të luhet më 20 nëntor në Pragë. Vendasit do të luajnë për 2 rezultatet ndërkohë që Moldavisë i bën punë vetëm fitorja.
Ndërkohë që për sa i përket Polonisë, shpresa e vetme për të kapur “trenin” drejt Gjermanisë, është faza “Play Off” e siguruar nga Nation League, nga ku janë në lojë 3 bileta.