Policia ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një operacion të gjerë në vend, duke ndaluar 11 persona me urdhër të SPAK. Mes të ndalurve është dhe ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani. Po ashtu mes tyre janë dhe disa efektivë policie.
Akoma nuk dihen arsyet e ndalimit. Breçani ka qenë drejtues i policisë së kryeqytetit kur kryeministër ishte Sali Berisha. Me ardhjen e PS në pushtet, ai u largua duke ju përkushtuar biznesit privat. Pritet një reagim zyrtar nga SPAK dhe policia për të dhënë detaje nga ky operacion.
Në përditësim…