Problemet e qeverisë italiane me Evropën për shkak të protokollit të nënshkruar ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e emigrantëve, i shtohen edhe ato gjyqësore. Personi në kërkim ndërkombëtarë dhe i dënuar me 17 vite burg nga drejtësia mashtruesi Francesco Becchetti, ish-pronar i platformës televizive italo-shqiptare Agon, ka njoftuar i fshehur në Londër, një vendim sekuestrimi për kryeministrinë dhe të gjitha ministritë të qeverisë italiane për 135 milionë euro.
Becchetti, nëpërmjet avokatëve të tij, kërkoi sekuestrimin e të gjitha shumave “deri në afërsisht 135 milionë euro”, të cilat qeveria ka marrë përsipër t’i paguajë Shqipërisë në bazë të protokollit të 6 nëntorit 2023. Mashtruesi ndërkombëtare në fakt, pretendon të drejtën atyre parave në bazë të çmimit ARB 15/28 të datës 24 Prill 2019 nga Gjykata ICSID e Bankës Botërore e cila dënoi Shqipërinë duke kërkuar kompensimin e dëmeve për mbylljen e televizionit por në fakt Agoni nuk ka asnjë lidhje me arsyen e mbylljes thjeshtë ishte një subjekt për të pastruar produktet e veprës penale me mashtrimet e Becchetit me hidrocentralin e Kalivaçit.
“Çmimi – thotë trafikani ndërkombëtarë i fshehur Becchetti – është përfundimtar, detyrues, ekzekutiv dhe ka të njëjtin efektivitet si një dënim përfundimtar i dhënë brenda shtetit.
Megjithatë, në 4 vitet e fundit, qeveria Rama ka refuzuar të zbatojë dispozitat e vendimit të Gjykatës së ICSID të Bankës Botërore, të krijuar nga Konventa e Uashingtonit e vitit 1965”, shkruan biznesmeni cituar nga “La Stampa”.
Në vitin 2019, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit e shpalli Shqipërinë përgjegjëse për shpronësimin e paligjshëm të Agonset-it në kundërshtim me marrëveshjen dypalëshe të investimit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë dhe dënoi Tiranën të dëmshpërblejë Becchettin dhe subjektet e tjera me mbi 120 milionë euro përfshirë dëmet, kostot dhe interesa të maturuara.
Sipas avokatëve të trafikantit dhe mashtruesi, Gjykata “ka konstatuar me vendimin gjyqësor se Edi Rama dhe strukturat e tij qeveritare kanë kryer një fushatë politike me shpërdorim të pushtetit policor, duke shpikur krime të pabaza ndaj Becchettit”, si përshembull vjedhje dhe evazion 170 milion dollarë të marra nga shteti shqiptarë, për një hidrocentral fantazëm që nuk ekziston.
Ndërsa Shqipëria e kundërshton vendimin prej 4 vitesh, avokatët thonë se qeveria ka “përshkallëzuar përndjekjen ndaj Becchettit në shkelje të rëndë dhe të përsëritur të detyrimeve ndërkombëtare të përcaktuara nga Konventa ICSID dhe traktatet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”.
Rrjedhimisht, përkufizimi i Protokollit “ka të ngjarë të dëmtojë seriozisht interesat e Francesco Becchetti”, kjo është arsyeja pse më 8 nëntor të kaluar trafikanti paralajmëroi Presidencën e Këshillit të Ministrave italiane “të miratojë çdo akt ose masë që synon transferimin e parave ose burimeve të tjera ekonomike në Republikën e Shqipërisë dhe në të njëjtën kohë ka formuluar një kërkesë formale për akses në dokumente” dhe sot ka arritur të njoftojë fletë-sekuestrimin e shumave. Natyrisht që Beccheti është në kërkim edhe nga shteti italian por tenton duke parë ëndrra me shpurën e avokatëve që e rjepin.
Beccheti kurrë nuk dumshpërblehet pa kryer dënimin prej 17 vite burg dhe kthyer shtetit mbi 170 milion euro të grabituar pavarësisht lojrave të avokatëvve ordiner që bashkëpunojnë për të ndarë fitimet e vendimeve gjyqësore