Shkrirja e KLD dhe Arta Marku! Ngritja e KLGJ, e KLP dhe e SPAK do të sjellin ndryshime të forta në arenën e drejtësisë shqiptare. I pari që do të largohet është Ilir Meta, kryetari i KLD. Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të shkrihet si institucion dhe të gjithë anëtarët do jenë gjyqtarë të thjeshtë.
Kjo do të thotë se Presidenti i Republikës nuk do ketë më rol në sistemin gjyqësor apo atë të prokurorisë. Një tjetër emër që largohet është Arta Marku. Kryeprokurorja është me mandat të përkohshëm, pra deri në ngritjen e KLP.
Në momentin ky organ ngrihet ajo do e dorëzojë detyrën. Pas kësaj, do jetë po KLP që do të nisë procedurat për të zgjedhur kryeprokurorin me mandat 7 vjeçar. Mbetet të shihet nëse Arta Marku do të garojë, ndërkohë që ajo është dhe kandidate për në KLP.
Pak ditë më parë shumë zëra ndërkombëtarë kërkuan përshpejtim të vetingut dhe KPK ka dhënë sinjale se janë të shumtë ata që do të japin sqarime për aferat dhe pasuritë e dyshimta.