“I them Pjerinit se atë mandat e ke mbi krimin, mbi bandat që i ke shpërndarë natën para votimit nëpër fshatra, i kemi të dokumentuara të gjitha. I kemi vrasësit që sulmonin Salvador Kaçajn me porosi të Edi Ramës.
I ke mbi licenca që i kë dhënë për parcelat e drogës, dhe je tipik kryetari të cilit krimi i shndërrohet në votë, dhe vota në krim. Dhe do të të vijë radha. Pjerin do të të vijë radha, mbaje mend këtë që po të them.
Ai këtu është një Edi Ramë miniaturë. Edi Ramë më të keq pas Enver Hoxhës, kombi nuk ka pasur ndonjëherë. Jo se e them unë, po për të zezat që i bën këtij vendi”, tha hamutsi plak Berisha që i zhytur në llumin e korrupsioniit dhe krimit 30 vjeçarë fyen publikisht çdo zyrtar dhe qytetarë që është kundër tij.
Pas kësaj dalldisje gojore të mararkut Sali ka ardhur përgjigjia e Kryebashkiakut Pjerin Ndreu:
rë Në një reagim në Facebook, Pjerin Ndreu e cilëson Berishës si spiun të sigurimit të shtetit ndërsa thotë “se nuk pushon së nxjerruri hale nga goja”. Kryebashkikiaku i Lezhës i thotë se nuk ka për t’i gjetur asnjë aferë atij dhe familjes së tij.
“Boll o shpifësirë se nuk pushove se nxjerruri hale nga goja! Njeri i shëmtuar, plak matuf pa din dhe iman! Spiun i sigurimit, lëpirës i pushtetit, shitës i shqiptarëve te serbet e ca te them me ty!
S’ke për ta pas asnjë shans ti e as ansambli i gojores se shthurur tendës te me gjesh mua ne asnjë krim asnjëherë, kurrë! Batakçi qe jeton ditët e fundit me shpresën e theqafjes se te tjerëve kur vete je i zhytur deri me fyt!
Je qenia me e neveritshme e këtij vendi qe do mbahesh mend përgjithmonë si gojehalja me e përdalë qe ka pjellë kjo toke! Fare e keqe! Mos mbaj shprese kot, se ka me te mbirë bari dhe s’ke për te me pare askund mua dhe as familjen time deri ne 5 breza, ne asnjë afere ti as ndonjë palaço tjetër qe ekzaltohet nga idiotësitë e tua”, shkruan Ndreu.