Ilir Meta ka disa muaj që lëviz në prapaskenë, duke marrë masa për t’i paraprirë një urdhëri të mundshëm të SPAK-ut për ta arrestuar për aferën CEZ-DIA, dosjen e lobimit apo të shërbimeve estetike.
Prapaskena mëson se Ilir Meta, gjatë ‘arratisjes’ trejavore, ka kopsitur një dosje në Gjermani sikur është sëmurë rëndë dhe jo i përshtashëm nga ana shëndetësore për të qëndruar në qeli.
Këto dosje Ilir Meta e mban gati për ta paraqitur në gjykatë nëse SPAK do të kërkojë arrestimin e tij. Ilir Meta synon t’i shpëtojë një mase arresti si Sali Berisha, për të vijuar betejn me SPAK ashtu si aleati i tij.
Ndërkaq, Gjykata e Lartë i ka vendosur vulën përgjegjësisë penale të ish ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila i ka dhënë një pronë të ushtrisë në Sarandë oligarkut Tan Dulaku, në bashkëpunim me presidentin Bajram Begaj dhe deputetin Bardhy Kollçaku, ish Shef Shtabi.
Gjykata e Lartë ka vlerësuar si të ligjshme sekuestrimin e pronës së ushtrisë nga SPAK-u. Në vendim thuhet se Xhaçka, Kollçaku dhe Begaj, jo vetëm kanë shpëroduar detyrën, por kanë cënuar sigurinë kombëtare për interesat e Tan Dulakut.
Me këtë vendim, SPAK pritet të kërkojë masë sigurie për Xhaçkën, por ndoshta edhe për Begajn dhe Kollçakun.
Teksa pritej arrestimi i saj prej disa muajsh, befas Xhaçka është shfaqur ditët e fundit me barkun e rrumbullakosur, duke sinjalizuar se është në pritje të ëmbël.
Me ose pa qëllim të caktuar, shtatëzania e shpëton Xhaçkën të paktën nga burgu.
Ndërkaq, për të lehtësuar pozitat e tij, Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar SPAK-ut një dosje për ministren Belinda Balluku, e cila ka dhënë një tjetër pronë private oligarkut Tan Dulaku, i cili po merr në qafë qeverinë Rama.
Prapaskena mëson se SPAK ka regjistruar një procedim penal për Ballukun bazuar në dosjen që ka çuar Begaj.
Bëhet fjalë për kontratën konçesionare nr. 864 Rep. dhe nr. 380 kol., lidhur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë “Marina Limion” të Dulakut, në datën 23 qershor 2020, për dhënen me konçesion të Portit Turistik dhe të Shërbimeve “Marina Limion”.
Në këtë rast, Ministria e Mbrotjes kishte qenë kundër. Por, Balluku ka firmosur që pronën e ushtrisë ta marrë Tan Dulaku, për të ngritur bizneset e tij me para të dyshimta.
Konkretisht, me shkresën nr. 8530/3, datë 28.12.2021, Bajram Begaj i ka çuar SPAK-ut kontratën konçesionare midis MIE dhe shoqërisë “Marina Limion” të Tan Dulakut.
Për të provuar që Ministria e Mbrojtjes nuk e kishte miratuar këtë provektvendim dhe draft-kontratë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Bajram Begaj i ka dërguar SPAK-ut të gjithë praktikën e Ministrisë së Mbrojtjes, pa ia kërkuar SPAK-u.
Prokurorët, sapo janë njohur me dosjen, kanë nisur hetimet kryeisht, duke regjistruar procedim penal.
Dosja rrezikon seriozisht pozitat e ministres Balluku, aq më tepër që koha po tregon se Edi Rama nuk më fuqi për të mbrojtur asnjë nga bashkëpunëtorët e tij nga SPAK-u. Duket se Rama ma nisur të mendojë për fatin e tij, teksa gjysma e ministrave të tij, Meta dhe Berisha po bien.
Shkresat në dosje
1. Shkrea nr. 402, datë 13 janar 2020, e MIE për Ministtrinë e Mbrojtjes (MM) dhe katër ministri të tjera, firmosur nga Belinda Balluku, me objekt “kërkohet mendim për projejektvendimin”, në të cilën bashkalidhur gjenden projektvendimi i Këshillit të Ministrave, relaciooni i MIE për Këshillin e Ministrave “për miratimin e kontratës konçesionale / PPP të Portit Turistik dhe Shërbimeve “Marina Limion” dhe draft-kontrata midis MIE dhe shoqërisë “Marina Limion”.
2. Shkresa nr. 227/1, date 20 janar 2020 e Drejtorisë së Programimit, Standartizimit dhe Harmonismit të Akteve Rregullatore në MM me objekt “Dërgohet për mendim një projektvendim” drejtuar Komands së Forcave Detare, Drejtorisë së Mirëadministrimit të Pronave dhe Aseteve në MMdhe Shtabit të Përgjithshëm të FA, firmosur nga Ismail Shehu.
3. Shkresa nr. 360, date 221 janar 2020 e Shtabit të Përgjithshëm të FA me objekt “Mendim për një projektvendim” drejtuar Komandës së Forcës Detare, firmosur nga gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku.
4. Shkresa nr. 223/1, date 21 janar 2020 e Komandës së Forcës Detare me objekt “kthim përgjigje shkresës nr. 360, date 21 janar 2020 “Mendim për një projektvendim”” drejtuar gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku , Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, firmosur nga kapiten i rangut të pare Artur Meçollari. Forca Detare shprehet se “Komanda e Forcës Detare nuk shprehet dakord për miratimin e këtij projektvendimi.”
5. Shkresa nr. 231/1, date 22 janar 2020 e Komandës së Forcës Detare me objekt “kthim përgjigje shkresës nr. 227, date 20 janar 2020 “dërgohet për mendim një projektvendim”” drejtuar Ismail Shehu, Drejtor i Drejtorisë së Programimit, Standartizimit dhe harmonismit të Akteve Rregullatore në MM, firmosur nga kapiten i rangut të pare Artur Meçollari. Forca Detare shprehet se “Komanda e Forcës Detare nuk shprehet dakord për miratimin e këtij projektvendimi.”
6. Shkresa nr. 462 prot, datë 22.01.2020, e Drejtorit të Shtabit të Përgjithshëm me objekt “kthim përgjigje shkresës nr. nr. 227/1, date 20 janar 2020, drejtuar Ismail Shehu, Drejtor i Drejtorisë së Programimit, Standartizimit dhe Harmonismit të Akteve Rregullatore në MM, firmosur nga kolonel Ilir Pujo, ka shprehur “mosdakordësinë e tij për miratimin e projektit, pasi ky i fundit “do të përfshinte edhe pronën nr. 696, e cila është në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes, duke cenuar ndjeshëm kapacitetet operacionale dhe, rrjedhimisht, edhe zbatimin e misionit të Forcës Detare dhe Rojës Bregdetare”.
7. Shkresës nr. 227/6, datë 30.01.2020, e Ministrisë së i Mbrojtjes me objekt “kthim përgjigje shkresës nr. 402, date 13 janar 2020”, formosur nga Olta Xhaçka, drejtuar MIE, ku shpreh mosdakordësinë për miratimin e projektit me argumentin se “… është i pamundur identifikimi i pronave në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes që preken nga projekti, pasi të dhënat tekniko-ligjore, përfshirë dokumentacionin teknik që shoqërojnë projektvendimin janë të paplota. Gjithashtu kanë bërë me dije se në vendndodhjen e projektit. Ministria e Mbrojtjes ka në përgjegjësi administrimi katër prona, një pjesë e të cilave janë brenda Planit të Vendosjes dhe Përhapjes së Forcave të Armatosura, miratuar me Dekretin e Presidentit nr. 8593, datë 17.6.2014…”.