Aleksandër Stavre Drenova ishte poet, publicist dhe veprimtar i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, i njohur me emrin e penës si Asdreni.
Akademiku i njohur shqiptar, Vasil Tole ka publikuar videon e rrallë të himnit kombëtar, (shkruar nga Asdreni) për herë të parë me zë e figurë që prej vitit 1929.
Të veshur me veshjet tradicionale të kohës, patriotët shqiptarë mallëngjejnë me zellin dhe dellin nacionalist që përcjellin me anë të himnit.
Performanca u shoqërua me brohoritjen njëzëri të këngëtarëve ku thanë: “Rroftë Shqypnia”. Gjatë videos së publikuar shihen edhe sekuenca të periudhës së Shqipërisë si monarki me udhëheqjen e Mbretit Ahmet Zogu