Fotoja e shkrepur tregon për dy vajza që banonin në fshatin Val të Martaneshit 40 kilometër larg kryeqytetit shqiptar.
Historinë e tyre e ka postuar kohë më parë gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi. Bashkë me foton e të cilës e ka gjetur në Bibliotekën e Kongresit Amerikan në Uashington.
Historia:
“Vajza në të majtë vuante nga një infeksion i rëndë në sy dhe, për të shpëtuar nga verbimi i plotë, kishte nevojë për një ilaç që shpërndahej nga farmacia e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë.
Duke mos patur mundësi mjekimi në vendbanimin e tyre dhe duke mos patur as mjete qarkullimi, ata rrugëtuan në këmbë nëpërmjet luginës së lumit të Tiranës nga Biza-Linos-Shëngjergj- Shënmri- Priskë-Lanabregas-Tiranë për të mbrritur te Kryqi i Kuq atkohë afër tregut bujqësor sot Pazari i Ri.
Bashkë me bukën me gjizë dhe gjalp për rrugëtimin, motrat kishin sjellë me vete edhe dy pula dhe gjashtë vezë për t’ia dhënë mjekut amerikan për vizitën. Kur ai i’u tha se ilaçi ishte falas, ato refuzuan dhe nuk donin kurrsesi të të largoheshin pa lënë pulat dhe vezët që kishin sjellë.
Një histori që flet shumë për karakterin dhe moralin. (Biblioteka e Kongresit, Uashington) 1920.”