Mijëra shqiptarë kanë zbritur mbëmjen e djeshme në qendër të Londrës për të festuar ditën e Pavarësisë, 28 Nëntorin.
“Dailymail” shkruan se rrugët rreth Westminsterit u bllokuan nga qindra shqiptarë që valëvitnin flamuj dhe ndeznin fishekzjarre. Shqiptarët teksa me krenari festonin 28 Nëntorin nxorën nga garazhet makinat e tyre luksoze, teksa kanë ngritur “në këmbë” qytetin me zhurmën e burive.
Policia Metropolitane konfirmoi se janë arrestuar disa shqiptarë, të cilët kanë hedhur fishekzjarre si dhe kanë qëlluar me shishe drejt policëve.
Policia lëshoi ??një urdhër që shqiptarët të largoheshin nga rrugët e Londrës qendrore, por ata nuk i janë bindur urdhërit dhe kështu janë bërë disa arrestime për bllokimin e rrugëve dhe prishjen e qetësisë publike.
Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregojnë demonstruesit shqiptarë që bëjnë paradë me makinat e tyre dhe flamujtë mes Londrës.