Festohet sot 29 Nëntori, dita e Çlirimit të Shqipërisë nga nazistët. Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë më 1944. Ashtu siç e do tradita, edhe sot do të ketë festime dhe organizime të ndryshme.
Ndonëse kjo datë është ditë për përbashkim, politika kryesisht ka festuar e ndarë. Të majtët respektojnë 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 Nëntor.