Luftar Paja, artisti i madh shqiptar feston sot ditëlindjen.
Aktori i njohur që prej kohësh është angazhur familjarisht me Partinë Socialiste sot feston 82-vjetorin e lindjes.
Aktori i shquar i skenës dhe ekranit, “Artisti i popullit” Luftar Paja u lind në Gorishovë të Mallakastrës më 1 dhjetor 1941, dhe sot bën më shumë gjysmë shekulli në skenë.
Familjarë dhe miq të dashur i kanë uruar Luftar Pajës të bëhet edhe 100 vjeç. Edhe stafi i “RILINDJE.info” i uron jetë sa më të gjatë aktorit të madh të skenës Shqiptare.