Një person i tretë është vënë në prangat e policisë së Prishtinës mbrëmjen e kësaj të premteje për vrasjen e Liridona Murselit.
Ai është Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe nipi i Naim Murselit.
Momentalisht nuk është e qartë cili është roli i tij në këtë ngjarje të rëndë, megjithatë ai dyshohet si bashkëpunëtor në krim. Arrestimin e tij e konfirmoi vetë Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.