Tre shqiptarë janë arrestuar fundjavën që kaloi në komunat italiane Bordighera dhe Vallecrosia (në provincën e Imperias).
Ata shpërndanin kokainë në lokalet e tyre duke gjeneruar plot 2-3 mijë euro në ditë.
Po ashtu një tjetër shqiptar kryente të njëjtat veprime në lokalin ku punonte.
Mario Shaba ishte i punësuar në lokalin “Giro pizza” në Vallecrosia dhe aty e shiste kokainën, ku fitonte thuajse sa çifti.
Të tre ishin pjesë e një grupi që trafikonte drogën ndërsa nuk dihet nëse ka ende pjesëtarë të tjerë.
Gjykata ka vendosur të çojë në burg dy burrat, ndërsa gruaja është lënë nën masën e arrestit shtëpiak, duke vlerësuar se duhej të kujdesej për fëmijët.